Shteti Austriak ka theksuar edhe një herë mbështetjen e tij për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Kjo u bë e ditur sot nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger gjatë takimit që kishte me ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, shkruan arbresh.info.
Ministrja Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që Austria i ka ofruar Kosovës, duke e ndihmuar në zhvillimin e shumë sektorëve.
Palët diskutuan për marrëveshjet bilaterale, dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetërorë.
Ambasadori Weidinger, theksoi përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së. U diskutua edhe çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu u bisedua edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, rolin e veçantë që ka luajtur Austria në sigurimin e vaksinave për Kosovën si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim./arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?