Auditori i Përgjithshëm ka publikuar raportin vjetor për menaxhimin e financave publike në Kuvendin e Kosovës, ku e ka vlerësuar institucionin më të lartë legjislativ me notat më pozitive deri tani për menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike.
Raporti i Auditorit për vitin 2017 e ka ngritur Kuvendin e Kosovës si një ndër institucionet më transparente dhe më të përgjegjshme në shpenzimin e buxhetit.
Ajo që bie sy në raportin e Auditorit i cili ka bërë edhe krahasime ndër vite për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit, vërehet se në tri vitet e fundit që Kuvendi udhëhiqet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, është shënuar shumë progres në rritjen e transparencës dhe menaxhimit efikas të buxhetit të Kuvendit të Kosovës.
“Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017,
prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me
Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (sipas kontabilitetit të bazuar në
para të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me
plotësime dhe ndryshime) dhe Rregulloren MF, Nr. 01/2017 për raportim vjetor financiar nga
organizatat buxhetore”, thuhet në Raportin e Auditorit.
Sipas raportit të Auditorit, Kuvendi në tri vitet e fundit i ka shqyrtuar dhe përmirësuar të gjitha rekomandimet e dhëna në vitet e shkuara ku ishin vërejtur parregullsi në menaxhimin e efektshëm të buxhetit të Kuvendit.
“Të gjitha kërkesat për raportim si në kontekst të PFV-ve ashtu edhe të raportimit të jashtëm ishin përmbushur me një cilësi të mirë dhe ne nuk kemi asnjë çështje për të ngritur”, thuhet në raport.
Sipas raportit të Auditorit për vitin 2017, Kuvendi i Kosovës ka realizuar në masën mbi 90 përqind të buxhetit pa asnjë parregullsi, ndërsa po ashtu është vlerësuar edhe transparenca gjatë realizimit të gjitha pagesave sipas kategorive të buxhetit të Kuvendit.
Auditori ka vlerësuar në raport se nuk ka gjetur asnjë vërejtje në menaxhimin e prokurimit publik dhe në menaxhimin e kontratave.
“Kuvendi kishte menaxhuar pagat në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi”, thuhet në raport.
Në raportin e Auditorit vërehet se Kuvendi i Kosovës është i vetmi institucion që i publikon në mënyrë të detajuar shpenzimet e buxhetit për aktivitete administrative por edhe shpenzimet e detajuara për deputetët.
Chat Conversation End
Type a message…
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave