Google ADS

Auditori i Përgjithshëm pret në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

17:14 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, Auditori i Përgjithshëm, e ka njoftuar diplomatin britanik për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimitm.

Në veçanti është diskutuar për çështjet kryesore që kanë rezultuar nga puna audituese dhe ndikimin e rekomandimeve për të rritur llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë të institucioneve.

Osmani ka falënderuar Ambasadën Britanike pasi që siç ka thënë ai “në vazhdimësi e ka përkrahur Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është angazhuar që përmes projekteve konkrete të rrisë kapacitetet tona”.

Abbott ka inkurajuar Auditorin e Përgjithshëm dhe auditorët që të vazhdojnë punën e mirë dhe të japin kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme