Google ADS

Auditori i Përgjithshëm ende pa objekt, duan zgjidhje të përhershme

12:00 | 3 Qershor 2022
arbresh.info

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka paraqitur raportin financiar të Zyrës së Auditimit që paraqet informata për ligjin e buxhetit për vitin 2021. Në këtë raport, u vërejt shtim i mëditjeve brenda vendit, të cilat ishin rritur për 33.44% në vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Por të gjitha këto, Auditorja e përgjithshme, tha se kjo është bërë për shkak të udhëtimeve jashtë Prishtinës.

Sfidë tjetër për këtë institucion, u tha se është objekti që vazhdojnë të paguajnë qira. Spanca kërkoi që për këtë të bëhet një zgjidhje e përhershme.

“Buxheti fillestar në kategorinë paga dhe mëditje kishte pësuar rritje. Kam vendosur mekanizëm që ka rolin kryesor në planifikimin e punës. Duke parë edhe fragmentimin e pagës kam realizuar nivelizimin e pagave. Sa i përket kategorisë ekonomike është shpenzuar 70 për qind e buxhetit. Tani jemi në prag të themelimit të këtij institucioni dhe vazhdojmë të mbesim me një objekt ku paguajmë qira. Kërkojmë që zyra të vendoset në objekt publik”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kërkoi që këto mëditje të reduktohen. Shala tha se një auditor, i cili konsiderohet si shërbyes civil nuk mund të ketë më shumë privilegje se të tjerët. Ai mori shembull një inspektor sanitar, i cili udhëton jashtë Prishtinës por që nuk merr mëditje shtesë.

“Akomodimi brenda vendit 39.23%. Konsideroj që jeni shërbyes civil a do të duhej të kishit dallim ligjor në raport me shërbyesi tjerë civil. Prizreni ka dhjetëra shërbyes civil dhe kthehen në shtëpi të tyre. Nëse ka mundësi sot a do të duhej një pjesë të punës ta keni nga distanca dhe mëditjet e udhëtimit brenda vendit jam për t’i reduktuar. Shuma e rritur në 39 për qind në mëditje të brendshme. Ne sot kemi dhjetëra inspektorë të mjedisit, sanitar, të shëndetësisë që shkojnë me qindra kilometra dhe nuk kanë mëditje shtesë. Tash na del që një zyrtar auditor duhet të paguhet për udhëtime ekstra dhe hotele”, tha Shala.

Por kritikat e deputetit të PDK-së, Ferat Shalës, nuk i pëlqyen deputetit të VV-së, Visar Korenicës.

“Auditorja nuk e ka përmbyllë një vit që ka ardhur në këtë pozitë. Kur tenton të bëjë formë skandalesh punën e mëditjeve, nuk është mirë dhe vetëm sa ka filluar publikimi i shpenzimeve në RTK ku kemi parë skandale pas skandaleve. Unë pashë tendencën e zotëri Shalës që kapen për mëditje të auditorëve. Pse nuk dëgjuam se ka marrë 60 mijë shujta dhe nuk kanë qenë në punë në RTK a nuk është kjo vjedhje. Edhe në KEK”, tha Korenica.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Ferat Shala. Ai ironizoi me këto shpenzime, teksa kërkoi me ironi që Komisioni t’i mbajë mbledhjet në ndonjë hotel.

“Kërkoj që cili që është këtu secili të jap qëndrimin për këtë fenomen. Pse mos me marr komisionin me shku në ndonjë hotel e me mbajt mbledhje se sa këtu. Është në kundërshtim me ligjin për shërbyes civil ky fenomen. Dhe jo m’u fsheh me dhjetëra mijëra euro ditore, që në emër të nënës me vjedh shtetin nuk është mirë. Sa i përket KEK-ut dhe RTK-së, do ta shohim raportin prandaj mos paragjyko”, tha Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme