Kompania që menaxhon deponitë e bërllokut në Kosovë, ka shpërblyer disa zyrtare me nga 70 euro për nder të festës së 8 Marsit. Por nuk dihet sa është numri i të shpërblyerave me këtë shumë parash.
Kjo është vetëm njëra nga shkeljet që Auditori i Përgjithshëm ka gjetur në raportin e auditimit që i ka bërë kësaj kompanie.
Auditori ka gjetur se Kompania kishte marrë veturë me qira pa kontratë në vlerë prej 496 eurove. Sipas auditorit kjo është bërë për shkak të mungesës së veturave zyrtare dhe kjo ka ndodhur në katër raste, shkruan KP.
Sipas Auditorit Kompania buxhetin e ndarë për investime kapitale e ka destinuar kryesisht për pjesë rezervë/mirëmbajtje investive në vlerë prej 146 mijë euro, mirëmbajtje e infrastrukturës 90 mijë euro dhe vendosja e sistemit të kamerave 5 mijë euro.
Edhe përkundër përpjekjeve për sigurimin e saj, nga viti 2012, KMDK sipas Auditorit operon pa licencë të vazhduar, për shkak të mos përgjigjes nga organi kompetent
KMDK nuk kishte arritur të përcaktojë tarifën për mbledhjen e mbeturinave sipas kërkesave të Ligjit për Mbeturina ku faturimi bëhet sipas një tarife të trashëguar prej Zyrës së Rregullatorit të Ujërave dhe Mbeturinave nga 2012 në vlerë prej 5.31 euro për ton.
Edhe përkundër përpjekjeve dhe kërkesave që KMDK-ja ka bërë ndaj MZHE-së, si institucion kompetent për caktimin e tarifores sipas ligjvënësit, faturimi i të hyrave vazhdon me të njëjtën bazë duke i shtuar edhe TVSH prej 8%.
Po ashtu, auditori ka gjetur se paraqitja e nevojës për deponimin e mbetjeve shtazore, mbeturinave të qelqit dhe disa asgjësimeve nga doganat, nuk ka pasur ndonjë tarifë të caktuar më herët apo licencim për mbledhjen e kësaj mbeturine. Për këto BD e ka vendosur një tarifë prej 70 euro/ton, ndërsa këtë tarife me 26 janar 2016 e ka zbritur në 50 uero /ton.
Por për të njëjtin aktivitet, KMDK duhet të licencohet dhe caktohen tarifat sipas Ligjit për Mbeturina nr. 04/L-60. Po ashtu, edhe tarifa për mbeturinat e dheut është përcaktuar nga vet kompania.
Mangësi tjetër , auditori ka vlerësuar edhe në faturimin e të hyrave përkundër kontrolleve të vendosura, KMDK kishte dobësi në faturimin dhe mbledhjen e të hyrave.
“Fletëngarkesa me nr. 2322 është faturuar dy herë për të njëjtën sasi me tarifa të ndryshme. Në njërin rast është faturuar me 5.31€/ton, ndërsa në rastin tjetrën është faturuar me 70€/ton, për këtë çështje KMDK pas këshillave nga auditori kishte njoftuar klientin dhe aplikuar masat korrigjuese. Në një rast lloji i mbeturinës në fletëngarkesë (me nr. 029916) nuk ishte evidentuar si duhet. Evidentimi si mbeturinë shtazore me çmim 70€/ton duhej të ishte 5.31€/ton e cila i paraprin faturës. Kjo ka ndodhe për shkak të kontrolleve të brendshme joadekuate.”, thuhet në raportin e auditorit për KMDK-në.
Shpenzimi i faturuar vetëm për një numër fiks, ishte në vlerë prej 130 euro të shpenzimeve totale për muajin tetor/2015 dhe ishte paguar në 2016. Për me tepër kjo faturë figuron me borxhe nga viti paraprak prej 192 euro”, thuhet në raportin e auditori.
Auditori ka gjetur se ka pasur mangësi në menaxhimin e detyrimeve. Sipas auditorit, për rastin e marrëveshjes për pagesën e borxhit sipas aktgjykimit nr. 3332/2009 detyrimi fillestarë ishte prej 184,755 euro , ndërsa vlerën prej 57,214 euro (detyrimi nga 2008), KMDK kishte dështuar ta tregoj si obligim për shkak të mos evidentimit me kohë të detyrimit. Për të njëjtën situatë, KMDK kishte bërë disa rregullime në kontabilitet duke rritur detyrimet ndaj kompanisë mirëpo këto ndryshime nuk ishin në përputhje me standardet dhe nuk japin një pasqyrim të drejt.
KMDK i kishte paguar me 5 këste kontraktorin, detyrimin për 2007/2008/2009 në vlerë 214,371 euro duke shtuar edhe shpenzimet e përmbarimit në vlerë prej 4,657 euro shpenzim të gjykatës prej 1,222 euro dhe 50 euro për ekspertizën financiare dhe interesit në vlerë prej 87,210 euro si vlera totale e borxhit prej 307,513 euro
KMDK për shkak të vonesave obligohej që nga buxheti i sajë të paguaj 93,139 euro me tepër se sa faturimi/detyrimi real. Kjo kishte pasur me një rishikim të planit të biznesit dhe shmangieje nga disa objektiva të përcaktuara me planin fillestar.
“Nga 21 kërkesat tona, për letër konfirmimet për llogaritë e pagueshme, vetëm 13 janë dërguar, katër nga to nuk janë dërguar fare dhe për tri nuk kemi arsyetim nga KMDK pse nuk janë dërguar. Ne kemi pranuar pesë letër konfirmime, dy prej të cilave kanë dërguar qarkullimin e vitit jo gjendjen finale, njëra përputhet me shënimet e kontabilitetit dhe dy konfirmime të pranuara nga furnitori rezultojnë me gabime, njëra është mbivlerësim prej 2,000 euro dhe tjetër është nënvlerësim prej 2,000 euro. Për më tepër në katër raste si llogari të pagueshme figurojnë vlera negative prej -17,913 euro për shkak të regjistrimeve të gabuara apo pagesave më tepër ndaj furnitorëve. Disa konto janë të evidentuar si konto të “përkohshme” apo konto me emërtimin “i panjohur” për shkak të regjistrimit të gabuar nga e kaluara.”, thuhet në raportin e auditorit.
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...