Procesi i furnizimit me barna dhe material nga lista esenciale mbetet problem i vazhdueshëm në institucionet shëndetësore të Kosovës, dhe arsyet e vonesave i ka identifikuar edhe Zyra Kombëtare e Auditimit.
Auditori i Përgjithshëm në raportin për Ministrinë e Shëndetësisë e ka theksuar si prioritet të lartë angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërmarr masa ndaj vonesave në adresimin e kërkesave për furnizim me barna, shkruan arbresh.info.
Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë menaxhon me buxhetin për furnizim me barna, derisa kërkesat për furnizimin e tyre bëhen nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
“Mirëpo duhet theksuar se pothuajse në të gjitha mostrat e testuara, ne kemi vërejtur se kishte vonesa të adresimit të kërkesave nga ana e AFSh-së tek operatorët ekonomik,” bënë të ditur auditori i përgjithshëm.
Në pesë (5) raste për furnizim me barna kërkesat nga Agjensioni dhe urdhërblerja ishin bërë pas pranimit të faturës; dhe në shtatë (7) raste ka pasur vonesa nga ana e operatorëve ekonomik, mirëpo nuk janë llogaritur ndëshkimet për të gjitha rastet pasi porositë për furnizim me barna janë bërë pa urdhër blerje, shkruan arbresh.info.
Kjo paraqet rrezik sipas Auditorit të Përgjithshëm pasi sipas këtij institucioni mos adresimi i kërkesave me kohë dhe vonesat nga operatori ekonomik për furnizim me barna, krijon vështirësi në punën e ShSKUK-së dhe zvogëlon performancën e institucioneve shëndetësore.
“Kur për vonesat nuk zbatohen penalet, kjo mund të rezultojë me kosto me të lartë për ministrinë.”
Auditori rekomandon që ministry të sigurojë se është ndërmarrë një rishikim i procesit, për të përcaktuar shkaqet e vonesave në adresimin e kërkesave për furnizim me barna, dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhim më të mirë të procesit të furnizimit me barna dhe material nga lista esenciale./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...