Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi Auditori ka gjetur parregullsi në përzgjedhjen e recensentëve për botimin e teksteve shkollore.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pasi ka kërkuar një auditim të brendshëm, për kriteret e përzgjedhjes së recensentëve, gjetjet e auditorit pastaj sipas saj kanë qenë tejet shqetësuese.
“Si përgjigje të shpejtë, kam kërkuar auditim të brendshëm mbi kriteret e përzgjedhjes së recensentëve, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, procedurat e vlerësimit të dorëshkrimeve dhe materialeve mësimore deri në procesin final të botimit të këtyre teksteve”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka thënë se në gjetjet e Auditorit, janë theksuar parregullsi ligjore për vitet 2018-2019.
“Gjetjet e Auditorit janë shqetësuese! Vlerësimi i teksteve të reja shkollore të hartuara dhe botuara për vitet 2018-2019 është zhvilluar me shumë parregullsi ligjore, administrative e profesionale. Menjëherë, më 01 korrik 2022, këto gjetje i kam dorëzuar në Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës”, tha më tutje ministrja.
Nagavci, është shprehur se shndërrimi i teksteve shkollore në mundësi për përfitime ilegale për grupe të ndryshme të interesit ka ndikuar negativisht në cilësinë e tyre.
“Shndërrimi i botimit të teksteve shkollore në mundësi përfitimi ilegal për grupe të ndryshme të interesit ka ndikuar negativisht në tërësi procesin dhe cilësinë e teksteve shkollore. I bëj thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të trajtojnë me prioritet gjetjet e Auditorit”tha Nagavci.
Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë t’i trajtojnë me prioritet gjetjet e Auditorit.
“Keqpërdorimet nuk mund të ngelin të pandëshkuara. Keqpërdorimet në arsim kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve dhe në veçanti e organeve të drejtësisë. E keqja duhet të ndalet!”, ka shkruar në fund ministrja Nagavci./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...