Audioincizimet Kusari Lila-Radoiçiq, nesër seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

22:04 | 10 Tetor 2024
E.G

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00.

Sipas njoftimit, në këtë seancë do të diskutohet për komunikimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila me përgjegjësin e sulmit terrorist të Banjskës në shtator të vitit të kaluar, shkruan Arbresh.info.

Të mërkurën është publikuar një përgjim i radhës është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.

Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Publikohet një tjetër audio-inçizim i Kusarit me Radojçiqin

Përgjimet dhe koordinimet e Kusari-Lila me kriminelin serb Milan Radoiçiq, a duhet të shkarkohet nga Vetëvendosje?

Të ngjashme