Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas publikimit të përgjimi të radhës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se njerëzit e Kosovës nuk meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, pushteti nuk e ka problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me zbulimin se po koordinohen.
“Kosova e meriton një lider që ka tjetër vizion. Një që njihet që e mban fjalën, pavarësisht vështirësive. Një lider si Lumir Abdixhiku që nuk e fokuson krejt punën në kalkulime manovrash e brohoritjesh elektorale. Lider që i sheh qytetarët si bashkërrugëtues, e jo analfabetë. Një që ka ide të SAKTA zhvillimore, e që shpon përtej ambicieve të varfra që i ka instaluar kjo qeveri në mendjet e secilit.”, shtoi ajo.
Sot, është publikuar një përgjim i radhës është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.
Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...