Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët që sot nuk kanë pasur ujë gjatë ditës, se kur të vije uji t’i mbajnë të hapura çezmat.
Kjo për shkak se uji mund të vijë i turbullt.
“Ju që sot keni ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në gypin e çelikut të Badovcit, ju informojmë paraprakisht që në momentin e parë kur uji fillon të vijë në krojet tuaja, ju lutemi që ato t’i leni hapur, sepse për shkak të punimeve uji mund të jetë i turbullt vetëm në fillim”, njofton KRUP-i.
KRUP, thotë “leni krojet hapur deri në kthjelltësinë e ujit”.
“Asgjë nuk është shqetësuese”, thuhet tutje në njoftim.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë