Vozitje me motor në pistë dhe në terrene malore.
Kjo ju ofrohet në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, shkruan arbresh.info.
Nisja bëhet nga ‘Karting Arena Go-Kart’ dhe vozitja mund të bëhet në pistën e krijuar enkas për këtë, apo edhe në terrene malore.
Fillimisht pronari, Nexhmedi Geci ose ndonjëri nga anëtarët e kompanisë informojnë klientët për mënyrën e vozitjes.
“Te motorët janë dy opsione, vozitja në pistën ekstra të përgatitur për këtë ku janë rreth 2 hektarë, rreth 30 minuta kushtojnë 20 euro, por si risi është aventura me motor e cila realizohet në grup në terrene malore, ata kanë përcjellës me motor para dhe mbrapa”, ka thënë ai.
Terrenet më të frekuentuara janë pishat në Sllatinë deri të liqeni i Vasilevës, dhe pjesa tjetër është ajo e Goleshit.
Rregull është që vozitësit të jenë +18.
“Te motori rregulla është +18 dhe duhet të ketë kategorinë B, ata që kanë vështirësi i mësojmë dhe përparësia e tyre është që janë modele të reja”, ka thënë ai.
Geci ka shtuar gjithashtu se kërkesa për këtë sport kanë edhe gjatë dimrit.
“Kërkesa është sezonale, me karting kemi punuar rregullisht por pasi po lidhemi me situatën e pandemisë ka ndikuar negativisht, nëse vinë gurbetqarët do të ngjallet gjithçka në të kundërtën do të ketë vështirësi. Në sezonin e dimrit ka kërkesa, bëhen përgatitje ekstra dhe duhen edhe rrobat e helmetat”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kanë të regjistruar të gjithë motorët dhe respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Ne e kemi bërë regjistrimin e motorëve që në rast, sepse janë të shtrenjtë. Edhe qendra e regjistrimit është befasuar me kërkesën për regjistrim, ndërsa sa i përket Policisë së Kosovës nuk kemi asnjë problem, sepse i respektojmë të gjitha rregullat”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se kanë edhe punëtorinë ku vazhdimisht përcjellin gjendjen e kartingjeve dhe motorëve.
Ekipi i arbresh.info përcjellë nga afër një vozitje në terren malor./arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...