Instituti ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë në Kosovë, ka hapur konkurs për përzgjedhjen e “atomistëve” të rinj. Mundësi aplikimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës së VIII-të deri të XII-të, nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, nga shoqëria, apo edhe ta nominojnë veten.
Pas procesit të aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi me disa faza të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI, për të qenë “atomistë”), të cilëve do t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme, si: kurse të avancuara – shkolla+, vizita studimore, orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik, takime me profesionistë dhe personalitete të shquara, qasje në literaturë të avancuar, klub të “atomistëve” për aktivitete të përbashkëta, aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative etj.
Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet do të ofrohen falas nga Instituti ATOM-i.
Aplikimi zgjat një muaj, nga 30 marsi e deri më 30 prill 2017. Të interesuarit për të aplikuar veten apo për ta nominuar dikë, informatat dhe detajet e nevojshme mund t’i gjejnë këtu:
http://atomi-ks.org/apliko-te-atomi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...