Bashkimi Evropian si çdo vit tjetër ka publikuar Raportin 2020 për Kosovën, në të cilin sa i përket të arriturave në pjesën e tatimeve, kanë vlerësuar reformat në ATK, si reformimin e strukturës organizative, përmirësimin e proceseve për menaxhimin e mbledhjes së borxheve, si dhe trajtimin e sektorëve me rrisk të lartë.
Po ashtu, raporti në fjalë nënvizon edhe inkasimin e të hyrave për vitin 2019, për të cilat thuhet se është regjistruar progres i mirë në mbledhjen e tatimeve në vitin e kaluar, ku mbledhja e përgjithshme e të hyrave në raport me vitin 2018 është më e larët për 10.4%. Raporti ndër tjera vlerëson edhe zvogëlimin e stokut të borxheve, për të cilat thuhet se ATK ka shënuar progres të konsiderueshëm në mbledhjen e borxheve tatimore për 44.5%. Veç tjerash, raporti flet edhe për strategjinë për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së kontrolleve, si dhe për uljen e kohës mesatare të rimbursimi të TVSH-së në 20 ditë.
Si çdoherë tjetër edhe këtë herë është vlerësuar avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, me theks zgjerimi i shërbimeve përmes sistemit elektronik EDI.
Raporti i BE-së për Kosovën është instrument me anë të së cilit Bashkimi Evropian mat progresin e një vendi në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim dhe në përmbushjen e agjendës evropiane brenda vitit kalendarik./arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...