Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste se janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.
Sipas njoftimit, aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha, nën-deklaruesit te bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.
Njoftimi i plotë:
Deklaro saktë tatimin!
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha, nën-deklaruesit te bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.
Disa nga veprimtaritë si në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor:
Identifikimi i bizneseve, të cilat nën-deklarojnë pagat e punëtorëve;
Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim, në veçanti veprimtaritë, si: tregti, shërbime, ndërtimtari dhe prodhim;
Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht në kuotën fikse prej 37.5€ në çdo 3 muaj;
Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht nën pragun e TVSH-së, veçanërisht bizneset në veprimtaritë, si: tregti, shërbime profesionale, zbavitëse-artistike, prodhim, transport, etj;
Identifikimi i bizneseve, të cilat operojnë me humbje, si dhe bizneseve që deklarojnë me zero;
Identifikimi i bizneseve të cilat ofrojnë furnizime pa të drejtën e kreditimit të TVSH-së, ndërsa në anën tjetër zbresin TVSH-në në blerje;
Identifikimi i bizneseve të cilat importojnë apo tregtojnë mallra me akcizë, të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, respektivisht nënvlerësimit të çmimeve të shitjes, i’u shmangen detyrimeve tatimore;
Identifikimi i bizneseve të cilat merren me shitjen e tekstilit dhe veshmbathjeve, të cilat mbajnë dokumentacione jo të sakta me qëllim të shmangies së detyrimeve tatimore;
Identifikimi dhe trajtimi i personave, të cilët nuk bëjnë deklarimin e të ardhurave të ndryshme që ata mund të kenë qoftë të hyrat nga jashtë vendit, të hyrat nga kapitali apo të hyrat tjera; etj.
ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. /arbresh.info/
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...