ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit

14:34 | 27 Dhjetor 2024
E.K

Administrata Tatimor e Kosovës bëri të ditur të hyrat tatimore gjatë këtij viti. Kapin shumën 944.2 milionë. Të hyrat janë rritur për 92 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

ATK thotë se vazhdoi me ngritje të performancës dhe se krahas rritjes së të hyrave ka vazhduar edhe me reformim institucional dhe ngritje të llogaridhënies.

“Të arriturat në përmirësim të integritetit të institucionit janë garantues në rritjen e besimit ndaj ATK-së. Krahas ngritjes së të hyrave, kemi shënuar progres në ofrimin e shërbimeve më të mira të tatimpaguesëve. Sot ne kemi një administratë e cila është shumë më e mirë se vendet në zhvillim. Për këtë vit janë mbledhur tatime 941.3 milionë euro. Pritjet janë që deri në fund të tejkalohen 950 milionë euro”, tha drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi.

Gjatë këtij viti ATK ka realizuar mbi 28 mijë kontrolle përmbushëse.

374 gjoba janë shqiptuar nga ky institucion për mallin pa origjinë si dhe 16,518 gjoba mandatore./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme