Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale do të fillojë nga periudha e muajit gusht.
Për shkak të tatimit të ndryshuar, pagat e muajit shtator do të dalin me nga 6.8 euro më shumë për të gjithë të punësuarit, shkruan Arbresh.info.
“Administrata Tatimore e Kosovës, ditë më parë ju ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për tatim në të ardhurat personale. Me qëllim që të përmbushni saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të filloj nga periudha gusht 2024. Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...