ATK shqiptoi rreth 3.5 milionë euro gjoba për lojërat e fatit
Para disa ditësh, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndalim e lojërave të fatit. Me këtë ligj, është ndaluar funksionimi i lojërave të fatit për 10 vjet.
Ky vendim erdhi pas ngjarjeve të fundit në kaziono, ky dy persona u vranë, transmeton Indeksonline.
Në një përgjigje të Agjencisë Tatimore të Kosovës për Indeksonline thonë se pikat e bastit të licencuara dhe që monitorohen nga ATK janë 301 njësi. Kurse, lokale me automate gjithsej janë 135.
Me vendimin e Qeverisë, të gjitha këto pika të lojërave të fatit janë në proces të mbylljes.
Indeksonline ka siguruar listën e lojërave të fatit për periudhën 2012-2018.
Sipas të dhënave të kësaj liste, në vitin 2012, 2013, 2014, dhe 2015 nuk është mbyllur asnjë lokal, për dallim nga tri vitet e fundit, ku për shkak të veprimtarisë së paligjshme janë mbyllur 695 lokale.
Ndërsa, numri i të punësuarve në këto biznese nga viti 2012 deri tani ka qenë 6 mijë e 568 persona.
Për veprimtari të paligjshme, ATK ka shqiptuar gjoba ndaj tyre, ku numri total i i gjobave është 2 mijë e 237, ku vlera e tyre kalon tre milionëshin, përkatësisht 3,468,650,00 euro.
Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, 19 prej këtyre pikave të lojërave të fatit janë me pronar nga Shqipëria.
Me urdhër të ATK janë duke u mbyllur lojërat e fatit, mirëpo, disa lokale nuk respektuan vendimin duke i rihapur ato.
Për këtë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona.
“Me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente, të cilët kanë bërë arrestimin e (5) personave, prej tyre (1) punëtor dhe (4) persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit”, thuhet në raportin e Policisë.
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...