50 punëtorë, me kontratë mbi vepër në Administratën Tatimore të Kosovës nga sot llogariten si të pa punë, dhe bëhet fjalë potencialisht për rreth 50 familje.
Ata, së bashku me dhjetë të tjerë që tashmë janë përzgjedhur në konkursin e fundit, ishin angazhuar për 22 muaj gjatë periudhës së zbatimit të Ligjit për larjen e borxheve publike, raporton arbresh.info.
Burime brenda ATK-së thotë se për të gjithë këta persona është shpenzuar edhe në trajnime të veçanta për të shërbyer në ATK.
Por, në konkursin e fundit të ATK-së për 30 inspektorë tatimor, mësohet se janë pranuar vetëm 10 persona nga 60 të punësuarit me kontratë mbi vepër, dhe 20 të tjerë janë marrë nga jashtë.
“Konkursi është në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, pasi janë ankuar 15 persona” ka bërë të ditur ky burim për arbresh.info, duke përmendur mundësinë e kthimit në pikën zero të këtij konkursi.
Për më tepër, personat e pranuar mësohet se kanë lidhje të afërta me zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky burim bënë të ditur se drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, i ka kërkuar Ministrisë së Financave buxhet për të shtuar numrin deri në 100 inspektorë, por përgjigja ka qenë negative.
Në konkursin e kontestuar ka pasur raste të personave që nuk u janë nënshtruar procedurave të parapara dhe sërish kanë dalë të suksesshëm duke u pranuar në punë.
Në ditët në vazhdim, arbresh.info do të ju sjellë detaje të tjera rreth konkursit dhe ankesave të inspektorëve tatimorë./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...