ATK pjesëmarrëse në Samitin Rajonal në Mal të Zi

17:23 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Nga datat 16 dhe 17 qershor në Beqicë të Malit të Zi është mbajtur samiti rajonal me temën “Stabiliteti Financiar Rajonal në Mjedisin e ri Global” i Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin përfaqësues nga shtetet rajonale si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia.

Në panelin e Drejtorëve të Administratave Tatimore, temë diskutimi ishte REFORMA E ADMINISTRATËS TATIMORE DHE LUFTA KUNDËR EKONOMISË “GRI”, në të cilin ishte Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së.

Në këtë samit u prezantuan të arriturat e ATK-së në funksion të përmbushjes tatimore, zhvillimet ndërmjet dy samiteve në luftimin e dukurive të ekonomisë joformale si njëra nga rreziqet kyçe të konkurrencës së drejt në biznes, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme