ATK: Përfitoni nga pakoja e ringjalljes ekonomike

21:05 | 12 Gusht 2021
A. B.

Administrata Tatimore e Kosovës duke u bazuar në vendimin e qeverisë lidhur me pakon e ringjalljes ekonomike, ka zhvilluar aplikacionin në mbështetje të punësimit të grave dhe tashmë punëdhënësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

ATK thotë se të drejtë aplikimi kanë shoqëritë tregtare të regjistruara dhe punëdhënësit sipas legjislacionit të Kosovës.

ATK po ashtu sqaron se aplikimi bëhet përmes Sistemit elektronik EDI të Administratës Tatimore të Kosovës përmes formularit të veçantë që është i qasshëm në EDI. Sipas ATK-së, përmes Sistemit elektronik EDI, punëdhënësit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike.

“ Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj; Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022; dhe Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nr. 40/2021, të datës 29 korrik 2021. Aplikimi është i hapur nga sot dhe deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00. Udhëzuesin për aplikim për subvencionim sipas masave të lartëcekura, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

https://www.atk-ks.org/?fbclid=IwAR3BndDJv5LQ-w_heANSdkIGf0GWwdK8IcuoegPP0QM628cnEXJfFSXtgOE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme