Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nëpërmjet një komunikate thekson se vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155, 387 euro.
“Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë. Periudha Janar/Maj 2022 Vizita përmbushëse 15,276, gjoba mandatore 3,534 1.2 mil €, gjoba për mallin pa origjinë 184 155,387. Pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro”, thuhet në komunikatë.
Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK thotë se do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...