Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për periudhën janar-shtator ka mbledhur 447.01 milionë euro.
Sipas ATK-së këto të hyra janë 11.2 për qind më shumë apo 44.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Njoftimi i plotë:
Administrata Tatimore e Kosovës si njër ndër institiucionet kryersore të mbushjes së buxhetit të Republikës së Kosovës, ka vazhduar edhe më tej në tejkalimin e objektivave të parapara, më thekës të veçantë në inkasimin e të hyrave për periudhen janar-shtator 2021.
Janë 44.8 milion euro apo 11.2% të hyra tatimore të inkasuara për periudhen janar-shtator 2021, të cilat shifra kanë tejkaluar pritshmërit krahas planifikimeve të parapara. Më tej statistikat tregojnë që ATK ka punuar me përkushim në arritjën dhe tejkalimin e parashikimeve, kështu duke arritur që të mbedh në total 447.01 milion euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjt të viti të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milion euro apo 33 %, si dhe në raport me periudhën e njejtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milion euro apo 20.1 %.
Një nivel si ky i arritjesë së inkasimi të të hyrave, reflekton në zvoglim të shmangieve tatimore, përfshirje të barabart në sisitemin tatimor të të gjithë tatimpaguesve, ulje të nëndeklaruesve, si dhe përkushtim profesional të stafit të ATK-së në zhvillimin e aktiviteteve sipas hartimit të planeve të punës dhe Strategjisë së Përmbushjes. Strategji kjo e cila është e orientuar në krijimi e një mjedisi përmbushës, duke lehtësuar procesin e përmbushjes përmes ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve për të gjithë tatimpaguesit, të cilët përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre ligjore.
Ndërsa, në anën tjetër zbatimi i forcës së ligjit bazuar në rrezik përmes identifikimit dhe trajtimit të të gjithë atyre tatimpaguesve të cilët hezitojnë apo kanë vendosur të mos përmbushin detyrime e tyre ligjore./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...