Administrata Tatimore e Kosovës shënon një performancë jashtëzakonisht të mirë në inkasimin e 172 milionë eurosh të hyrave tatimore për periudhën janar-shkurt 2024.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se ATK-ja ka shënuar rritje prej 15 % për dy muajt e parë të vitit në krahasim me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë, përkatërisht 22.5 milionë euro.
“Gjatë periudhës janar-shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15 %, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7 %, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.
ATK , tutje, vë në dukje se përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike.
“ATK-ja vazhdon të angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të kushteve të favorshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Performanca e jashtëzakonshme e ATK-së në muajin shkurt është një dëshmi e qartë e përkushtimit për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të efektshme”, thuhet në njoftim.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...