Koronavirusi që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, po përhapet me shpejtësi në një nga pjesët më të dendura të popullsisë në botë. Kina po rrit përpjekjet për të trajtuar koronavirusin e ri që mendohet se ka origjinën në një treg ushqimesh deti në Wuhan.
Të paktën 40 mijë raste janë raportuar se janë infektuar me coronavirus, shumica në qytetet kineze dhe qytetet në shtetet fqinje. Po ashtu, ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez, shkruan arbresh.info.
Pas përhapjes së pandemisë, bizneset përfituan nga kjo fatkeqësi botërore duke ngritur çmimet e produkteve të tyre, e rreth këtij veprimi për arbresh.info ka folur edhe Valentina Bytyqi, zyrtare për media në Administratën Tatimore të Kosovës.
Zyrtarja për media në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, tregon për arbresh.info, se vetëm të enjten, deri në orën 22:00 ka qenë 1,186 numri i thirrjeve përmes së cilave është raportuar për rastet e bizneseve, e ndërsa të premten, deri në ora 14:30 kanë qenë 271 thirrje, ku vërehet së ka rënë intensiteti i denoncimeve nga ana e qytetarëve.
“Numri i thirrjeve të pranuar vetëm dje deri në orën 22:00 ka qenë 1,186 përmes së cilave është raportuar për rastet e bizneseve të cilat dyshohet së janë dukë keqpërdorur situatën ë krijuar nga coronavirusi për t’i rritur çmimet, ndërsa, vetëm sot deri në ora 14:30 kanë qenë 271 thirrje ku vërehet së ka rënë intensiteti i denoncimeve nga ana e qytetarëve”, ka thënë zyrtarja Bytyq-Sefa .
Po ashtu Bytyqi-Sefa, tregon për arbresh.info, se raportimet kryesisht kanë qenë për rritje të çmimeve në produktet bazike ushqimorë dhe farmaceutike.
Raportimet kryesisht kanë qenë për rritje të çmimeve në produktet bazike ushqimorë dhe farmaceutike
–ushqimore: miell, sheqer, vaj dhe të ngjashme;
-farmaceutiket: maska për mbrojtje, dezinfektues, alkool, sirup vitamin C”, thuhet në përgjigjen e saj.
Gjithashtu, zyrtarja për media në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, bënë të ditur se ATK do të veproj komfor verifikimeve dhe të gjeturave e tërën, si dhe duke u bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transferove.
“ATK do të veproj komfor verifikimeve dhe të gjeturave e tërën, si dhe duke u bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transferove. Vlen të theksohet së të gjitha veprimet tona janë të harmoni më Inspektoratin e Tregut, Prokurorin dhe Policin ë Kosovës”, ka thënë ajo.
Në fund shtoi se shumë shpejt ATK do të njoftoj opinionin publik për rezultatet dhe se bënë thirrje që të raportojnë ë në dy linjat telefonike që do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 08:00 deri në 22:00.
“ATK shumë shpejt pas finalizimit të raporteve nga tereni do të njoftoj opinionin publikë për rezultatet. Në ju bëjmë thirrje që të raportojnë në dy linjat telefonike, të cilat do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 08:00 deri në 22:00”, ka shtuar ajo në fund.
RAPORTO EDHE TI!(ATK ka të hapura linjat telefoni për qytetarë 0800 80 800 pa-pagesë, si dhe 038 222 165 me pagesë nga ora 08:00 deri në 22:00, në të cilat mund të raportohen rastet e rritjes së çmimeve të artikujve bazik ushqimorë dhe atyre farmaceutikë). /E.Ballazhi/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...