Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me qëllim që të njoftoj të gjithë tatimpaguesit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre, ka publikuar Broshurën “Karta e Tatimpaguesit”.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se “Karta e Tatimpaguesit” është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë, gjithëpërfshirës dhe sqarues, për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në mes të Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimpaguesve, bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.
“Përmes këtyre marrëdhënieve synohet të rritet përmbushja vullnetare, duke i trajtuar të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë dhe pa paragjykime, duke i qartësuar gjërat sa më shumë që të jetë e mundur, dhe duke qenë transparent e të përgjegjshëm në marrëdhëniet e ATK-së me tatimpaguesin, si dhe në ofrimin e shërbimeve në mënyrë efektive dhe efikase”.
“‘Karta e Tatimpaguesit’ është një udhëzues në të cilin paraqiten të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit. Andaj, qëllimi ynë është t’i prezantojmë të drejtat dhe obligimet e tatimpaguesve, ashtu që tatimpaguesit të kenë besim në drejtësinë dhe paanësinë e sistemit tatimor, por edhe të jenë në dijeni për implikimin e mos-përmbushjes”.
“‘Karta e Tatimpaguesit’ është përkrahur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë! Broshura “Karta e Tatimpaguesit” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së ëëë.atk-ks.org tek linku “Fletëpalosje dhe Broshura”, si dhe të njëjtën çdo person së shpejti mund ta ketë edhe në formë fizike”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...