Administrata Tatimore e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të ardhurat e gjeneruara nga kriptovalutat për të cilat njoftoi ditë më parë se janë të ardhura të tatueshme.
ATK thekson se të gjithë personat fizikë joafarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, bazuar në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, të ardhurat që realizohen nga këta persona, si të ardhura të ligjshme apo të paligjshme, për qëllime tatimore janë të ardhura të tatueshme.
“Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat, si: Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizikë jo afarist apo Person fizikë afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara, të aplikoj normat tatimore si në vijim: Të ardhurat Vjetore nga 0€ deri 960€ 0%, të ardhurat Vjetore nga 960€ – 3,000€ 4%, të ardhurat Vjetore nga 3,000€ deri 5,400€ 8%, të ardhurat Vjetore nga 5,400€ e tutje 10. Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridikë, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe për të ardhurat e realizuara, të aplikoj normën tatimore si në vijim: Nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen”, thuhet në njoftim. /arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...