Departamenti për Mbledhjen e Borxheve i Administratës Tatimore ka ndërmarrë sot aksion te 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milionë euro, ku përmes procedurave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820 mijë e 101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.
Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha procedurave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme ndaj këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.
“Aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Tutje ATK-ja iu ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla./arbresh.info/
BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë