Nga monitorimi i vazhdueshëm i veprimtarisë së lojërave të fatit në vazhdimësi janë duke u trajtuar rastet kur këto veprimtari nuk janë duke ju përgjigjur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit.
Gjatë muajit Mars 2018 veprimtaritë e lojërave të fatit të cilat kanë operuar në kundërshtim me ligjin përkatës, janë ndëshkuar me gjoba në vlerën 61,000 euro, po ashtu janë vendos shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike, për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Klinës, Deçanit dhe Gjilanit, thuhet ne një komunikatë për media.
Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave te fatit ne kundërshtim me dispozitat ligjore ne fuqi./arbresh.info/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...