Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj gjatë ditës është takuar me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e ATK-së thuhet se gjatë takimit është biseduar për parandalimin dhe luftimin e parave penale të evazionit fiskal.
“Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit të vendosura në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka takuar sot Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, me të cilin ka biseduar për aspektet që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e veprave penale të evazionit fiskal, dukuri këto që dëmtojnë në masë të madhe ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.
E kryeprokurori i Shtetit ka premtuar përkrahje të plotë për ATK-në
“Gjatë këtij takimi ata folën edhe për thëllimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se prioritet i tij është luftimi dhe parandalimi i evazionit fiskal, dhe për këtë ai tha se është e nevojshme mbështetje nga Prokuroria e Shtetit. Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka potencuar se prioritet kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, krimeve ekonomike, krimeve financiare dhe veprave tjera penale, me ç’rast tha se ATK do të ketë përkrahje të plotë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
“Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe financiare”, përfundon komunikata e ATK-së./Arbresh.info/
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...