ATK me plan për konsolidimin e sektorit të mbledhjes së detyrueshme

17:59 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka takuar stafin e departamentit të mbledhjes së detyrueshme, me qëllim që të diskutohet reforma në mbledhjes së detyrueshme, në drejtim të rritjes së efikasitetit për trajtimin e borxheve.

ATK thotë se që nga marrja e detyrës si drejtori të përgjithshëm, Murtezaj ndër prioritet kryesore ka vendosur trajtimin e borxheve, duke pas parasysh se kjo ka qenë sfidë që nga themelimi i administratës tatimore.

“Gjatë diskutimeve, drejtori Murtezaj kërkoj nga stafi i Mbledhjes së Detyrueshme përkushtim maksimal në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor. Kujtojmë se në periudhën e fundit janë ndërmarr aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Drejtori i përgjithshëm mori zotimet nga stafi i MD, që këto aktivitete do të vazhdojnë fuqishëm edhe gjatë ditëve në vijim, dhe në të njëjtën kohë ju ofroj mbështetje maksimale stafit në realizimin e objektivave të planifikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme