Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka mbyllur së paku 13 objekte të lojërave të fatit në komunën e Prishtinës, në Fushë Kosovë, Lipjan dhe në Gjakovë si të jashtëligjshme dhe në afërsi të shkollave.
Katër prej tyre të enjten, janë mbyllur vetëm në qytetin e Lipjanit, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga regjioni i Ferizajt.
Valentina Bytyqi, zyrtare për komunikim me media në Administratën Tatimore të Kosovës, ka thënë se gjatë ditëve të fundit inspektorët e ATK-së kanë qëndruar në terren në qytetin e Prishtinës, në Fushë Kosovë, Lipjan dhe në Gjakovë, ndërkohë në fund të javës do të dalin me një komunikatë zyrtare lidhur me aksionet e realizuara.
“Përveç aksionit në Lipjan të enjten, ATK-ja edhe në ditët e kaluar ka realizuar një aksion dhe ka mbyllur edhe 9 pika të tjera të lojërave të fatit në, Gjakovë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Lipjan”, ka thënë Bytyqi.
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...