Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të mbledhë 35.5 milionë euro të hyra më shumë se vitin e kaluar për periudhën janar- shtator.
ATK njofton se të hyrat e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë 372.3 milionë euro. Përderisa kontributet pensionale janë në vlerë 132.9 milionë euro, që në total janë tubuar 505.2 milionë euro tatime dhe kontribute.
“Projeksioni i ATK-së për këtë vit është 516 milion euro apo 16% më shumë së plani i vitit të kaluar, mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg”, thuhet në një njoftim të ATK-së.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...