Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ata që kanë vështirësi për t’i paguar obligimet e tyre tatimore, tashmë kanë të drejtë që të kërkojnë t’i paguajnë me këste për një periudhë të caktuar.
ATK ka njoftuar qytetarët se për ta bërë këtë duhet të lajmërohen në ATK, të tregojnë që kanë vështirësi financiare dhe ta bëjnë një plan të pagesës.
“E drejta për pagesë me këste të obligimeve tatimore. Nga tatimpaguesi pritet që të paguajë detyrimin tatimor në shumë e duhur dhe në kohën e duhur, siç është e përcaktuar me ligj. Nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet t’i paguajë me këste, duke bërë një plan pagese për një periudhë të arsyeshme kohore. Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!