Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit, gjegjësisht personat juridikë, të cilët kanë dhënë dhe japin sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit se janë të obliguar që të dorëzojnë në ATK, Vërtetimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe dëshmitë e pagesave në emër të sponsorizimit.
Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Ligjin Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Rregulloren (MKRS) Nr. 01/2018 për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, tatimpaguesi i cili jep sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit është i obliguar që të dëshmoj dhënien e sponsorizimit si kontribut për aktivitete me interes publik, përmes Vërtetimit nga MKRS dhe pagesës së sponsorizimeve, me qëllim që të përfitoj zbritje nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave.
Nëse sponsorizuesi ka statusin e personit juridik dhe dëshiron që të jep kontribute, gjegjësisht sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, atëherë ato kontribute duhet të llogariten sipas Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Pra, sipas Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bazë për llogaritjen e përqindjes së sponsorizimeve në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë, është tatimi në fitim dhe zbatohet me deklaratën vjetore “CD” të periudhës përkatëse.
Për qëllime tatimore, sponsorizimet pranohen vetëm nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me Ligj dhe në rast se përfituesi ka dëshminë prej MKRS sipas nenit 4 dhe 16 të Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nenit 11 të Rregullores Nr.01/2018 për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Andaj, me qëllim që të jeni në përputhje me Ligjin, në zbritjen nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave, të gjithë tatimpaguesit që kanë dhënë dhe japin sponsorizime, obligohen që të dorëzojnë në ATK, Vërtetimin nga MKRS, si dhe dëshmitë e pagesave në emër të sponsorizimit, përmes:
Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë shfrytëzuar zbritjen e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave për vlerën e sponsorizimeve të dhëna dhe nuk posedojnë dokumentacionin në rregull ashtu siç kërkohet me Ligjin për Sponsorizime, Rregulloren për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, që të bëjnë korrigjimet e tyre në deklaratat tatimore për periudhën përkatëse, në të kundërtën ATK detyrohet që të ndërmarrë masat e përcaktuara me Ligj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...