Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për periudhën janar-gusht 2024 vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro.
ATK vlerëson se kjo është një rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore.
ATK përmes një njoftimi thotë se rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori.
Tutje theksohet se të hyrat e kësaj periudhe janë më të larta për gjysmë milioni euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në kuadër të këtyre masave, është intensifikuar monitorimi i të ardhurave të këngëtarëve, duke përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit si dhe të ardhurat nga burime tjera. Administrata Tatimore synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim.
ATK thotë se kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore.
Me këtë rast, Administrata Tatimore ka falënderuar të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe i ka inkurajuar të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit./Arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...