ATK-ja ka një njoftim me rëndësi për tatimpaguesit që kanë gjoba

09:17 | 27 Janar 2022
S D

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit ndaj të cilëve Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative u ka shqiptuar gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, se e kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës.

Sipas ATK-së, nëse tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh. tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.

Të drejtën për të përfituar nga pagesa e gjobës vetëm prej pesëdhjetë përqind e kanë të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga data 01 shkurt e këtij viti.

Në rast se nuk e paguan brenda këtij afati, tatimpaguesi obligohet të paguajë gjobën prej 100 përqind të shumës së përcaktuar.

“Tatimpaguesi i cili nuk paguan gjobën prej pesëdhjetë përqind (50%) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, obligohet të paguaj gjobën prej njëqind përqind (100%) të shumës së përcaktuar me Vendim nga ZGjoNA”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjobat mund të paguhen vetëm 50%, nëse paguhen brenda 15 ditëve

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka aprovuar Rregulloren e brendshme të ATK nr. 01/2022 mbi Përcaktimin e procedurave për funksionimin e Njësive organizative për Gjoba dhe Ndëshkime (ZGjoNA), e cila fillon të zbatohet nga data 01.02.2022.

Ndër të tjerash, me këtë Rregullore janë përcaktuar edhe procedurat pas vendimmarrjes nga ZGjoNA.

Bazuar në këtë Rregullore, tatimpaguesit ndaj të cilëve ZGjoNA shqipton gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës.

Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit nga ZGjoNA, tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.

Tatimpaguesi i cili nuk paguan gjobën prej pesëdhjetë përqind (50%) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, obligohet të paguaj gjobën prej njëqind përqind (100%) të shumës së përcaktuar me Vendim nga ZGjoNA.

Të drejtën për të përfituar nga pagesa e gjobës vetëm prej pesëdhjetë përqind (50%) e kanë të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga data 01.02.2022./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme