Agjencia Tatimore e Kosovës ka njoftuar se është rritur dukshëm intensiteti i saj në muajin e parë të vitit 2021.
Nga ATK-ja është thënë se deri më 31 janar janë kryer 3.355 vizita tek bizneset dhe janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektorët tatimor në terren.
Sipas komunikatës së lëshuar nga ATK-ja, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro.
“Përveç vizitave, inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro”, thuhet nga ATK-ja.
ATK thotë së do të vazhdojë me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore.
“I bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me Legjislacionin Tatimor në fuqi”, thuhet nga ATK./Arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...