Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së enjten ka vazhduar me aktivitetin e konfiskimit ndaj subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të papaguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.
Sipas një njoftimi nga ATK, ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.
“Në kuadër të këtij aksioni mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, të njëjtat aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit. Njërit ftojmë tatimpaguesit që të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësit që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...