Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës sivjet kanë arritur që të kenë hyrje të përbashkëta gati 2 miliardë euro. Sivjet ka rritje të buxhetit prej 114 milionë euro, teksa premtohet që ky trend të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Drejtori i Administratës Tatimore e Kosovës, Ilir Murtezaj, në “Info Plus” të RTK-së ka dhënë detaje të rritjes së të hyrave krahasuar me vitin e kaluar.
“Gjatë periudhës janar – tetor 2023, ATK-ja ka arritur të mbledhë rreth 740 milionë euro, shumë kjo që kur krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rezulton që kemi mbi 114 milionë euro të hyra të shtuara në raport me vitin 2022”, ka deklaruar Murtezaj.
Ai ka thënë se ky është viti i tretë që institucioni ka rritje të dyfishtë të të hyrave.
“Gjithë kjo rritje është konfirmuar edhe nga faktorët ndërkombëtar, ku raporti i fundit i FMN-së konfirmon që ATK gjegjësisht Kosova është në pozitën e parë në vendet e Ballkanit Perëndimor me rritje të të hyrave tatimore”, ka thënë drejtori i ATK-së.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...