Administrata Tatimore e Kosovës ia ka mbyllur xhirollogaritë Postës së Kosovës për borxhet e vitit 2018/19.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga Posta e Kosovës ku thonë se një gjë e tillë është bërë pa asnjë paralajmërim.
“Përmes kësaj shkrese ju njoftojmë juve dhe publikun se, nga sot Postës së Kosovës ATK-ja pa asnjë paralajmërim ia bllokoi xhirollogaritë për borxhet e vitit 2018 e 2019”, thuhet në njoftim.
Nga Posta thonë se me këtë veprim “ATK-ja ka ndërprerë shërbimet dhe operimet e Postës së Kosovës, e cila ofron shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës”.
“ATK-ja ka lënë pa paga mbi njëmijë punëtorë të Postës së Kosovës dhe e ka vendosur këtë ndërmarrje publike në pozitën më të rëndë në këtë kohë pandemie.Posta e Kosovës, ka kërkuar disa herë nga Qeveria t’ia zbatojë humbjet mbi 5 milion euro nga Shërbimi Universal Postar, të konfirmuara nga ARKEP-i, Auditori i Jashtëm, Gjykata Themelore dhe Përmbaruesi.
Andaj, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin shqetësim të jashtëzakonshëm, si dhe kërkojnë urgjent nga Kryeministri Hoti dhe Qeveria si aksionari i vetëm i saj, që t’i kthejë borxhet që ka ndaj Postës së Kosovës, duke e mundësuar shlyerjen e menjëhershme të obligimet tatmiore ndaj ATK-së”, thuhet në njoftim.
Xhirollogaritë i janë mbyllur edhe Telekomit të Kosovës./Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...