Fitojnë me mijëra euro brenda një nate të vetme, por fitimet e tyre nuk po ia deklarojnë shtetit. Shumica e tyre refuzojnë që të paguajnë tatim. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, pak këngëtarë paguajnë tatim.
Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi Sefa i ka thënë Gazetës Express se numri i këngëtarëve dhe muzicientëve që kanë paguar tatim në dy vitet e fundit është 478.
Nga fitimet e tyre, në arkën e shtetit për këto vite janë mbledhur rreth 1 milionë euro. Vetëm që nga janari e deri në gusht, Bytyqi Sefa thotë se janë mbledhur rreth 222 mijë euro.
“Për vitin 2018 kemi pas të hyra nga kategoria e këngëtarëve/ muzicienteve 704,136 euro, ndërsa, për periudhën Janar-Gusht 2019 kjo kategori e tatimpaguesve kanë deklaruar dhe paguar 221,504 euro. Numri i përgjithshëm i tatimpaguesve të kësaj kategorie për këto dy vite është rreth 478”, thuhet në përgjigjet e Bytyqi-Sefës drejtuar Gazetës Express.
E për ata që i shamngen tatimit, ATK’ja tashmë ka filluar të marrë masa. Ky institucion ka filluar me kontrolle jashtë orarit nëpër biznese.
“ATK si çdo vit tjetër edhe këtë vit ka hartuar planin operativ sezonal i cili implementohet gjatë muajve të verës 24 orë dhe 7 ditë në jave- kryesisht të organizimet e koncerteve, organizimet hoteliere ku përfshihen ahengje të ndryshme”, ka thënë Bytyqi-Sefa.
E pasojat për ata që i shamngen tatimit po del të jenë goxha të rënda.
Bllokim i llogarive bankare, ndalesa në kufi e konfiskim i pasurisë janë vetëm disa prej masave që merren për ata që nuk i kryejnë obligimet ndaj shtetit.
“Dispozitat ligjore mundësojnë që për të gjitha ata tatimpagues-ne këtë rast këngëtarët, në rast se nuk i kryejnë obligimet e krijuara në ATK, atëherë personave në fjalë me kërkesë të ATK-se u bllokohen llogaritw bankare, u vihet ndalesa ne kufi, si dhe u konfiskohet pasuria e tyre”, deklarojnë në ATK.
E përveç këngëtarëve, tatimit po i ikin edhe biznese të tjera.
Gazeta Express kishte raportuar para disa muajve se si një numër i madh salloneve të bukurisë u iknin detyrimeve ndaj shtetit. Aktualisht, në tërë vendin janë të regjistruara rreth gjashtë mijë biznese të tilla. Por, jo të gjitha paguajnë tatim.
Sipas Administratës Tatimore, vetëm 1 mijë e 800 sallone të bukurisë i paguajnë tatim shtetit.
Zëdhënësja e ATK’së, Valentina Bytyqi-Sefa i kishte thënë Gazetës Express se gjatë vitit të kaluar, obligimet tatimore i kanë paguar vetëm 1 mijë e 800 sallone të floktarisë.
Bytyqi kishte thënë se nga pagesa që kanë kryer këto biznese janë mbledhur mbi 730 mijë euro.
“Gjatë vitit 2018 numri i tatimpaguesve me aktivitet sallonet e floktarisë dhe trajtimet tjera të bukurisë , të cilët kanë paguar obligimet tatimore është 1.808, ndërsa vlera e pagesës është 730.247 euro”, thuhet në përgjigjet e Bytyqi-Sefës drejtuar Expressit.
Ndryshe, shmangia nga tatimi dënohet edhe me Nenin 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në bazë të Kodit Penal, kushdo që me qëllim fsheh apo i shmanget pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, mund të dënohet me burg nga tri deri në 8 vjet burgim, varësisht nga shuma./Ekspress
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...