Administrata Tatimore e Kosovës, ka ftuar bizneset e huaja që ofrojnë shërbime elektronike në Kosovë që të regjistrohen për TVSH.
Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media ua kujton etniteteve të huaja që ofrojnë shërbime digjitale se e kanë për obligim që të regjistrohen për TVSH në Kosovë dhe të ngarkojnë TVSH në normën standarde prej 18 për qind në shitjet e tyre ndaj personave (konsumatorëve) jo të tatueshëm në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas legjislacionit në fuqi për shërbimet e ofruara në mënyrë elektronike ndaj personave jo të tatueshëm, përkatësisht personave që nuk janë të regjistruar për TVSH në Kosovë, të cilët kanë adresën e tyre të përhershme, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve konsiderohet të jetë Kosova.
Prandaj sipas ATK-së, duhet të ngarkohet TVSH në Kosovë në normën standarde prej 18%.
“Ligji Nr. 05/L-037 për TVSH parasheh një listë të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike, që përfshinë shërbimet si vijon: Furnizimi i websiteve, web-hosting, mirëmbajtja në largësi e programeve dhe pajisjeve; Furnizimi i software-it dhe freskimi i tij; Furnizimi i figurës, tekstit dhe informatave, dhe vënia në dispozicion e bazës së shënimeve; Furnizimi i muzikës, filmave dhe lojërave, duke përfshirë lojërat shpërblyese dhe lojërat e bixhozit, ngjarjeve politike, kulturore, artistike, sportive, shkencore dhe emisioneve zbavitëse; Furnizimi i mësimit nga largësia”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ATK-ja ka njoftuar ofruesit e huaj të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike se përmbushja e obligimeve tatimore duhet të bëhet qoftë përmes emërimit të përfaqësuesit fiskal apo përmes regjistrimit të njësisë së përhershme në Kosovë.
Obligimi për regjistrim rrjedh që nga fillimi i aktivitetit ekonomik në Kosovë, përkatësisht ofruesit ligjërisht obligohen të regjistrohen për TVSH para se të realizojnë shitje të tatueshme në Kosovë.
“Mos përmbushja tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm dhe kryerja e aktiviteteve ekonomike në Kosovë pa regjistrim fiskal është subjekt i sanksioneve të ndryshme të parapara me Ligjin Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Andaj, inkurajojmë të gjithë ofruesit e shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike qoftë vendor apo ndërkombëtar që të regjistrohen për TVSH dhe të përmbushin obligimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi”, vijon njoftimi. /arbresh.info/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero