Ka këngëtarë që paguajnë vetëm 500 euro tatim shtetit kur marrin pjesë në një aheng familjar, por në fakt çmimi për një dasmë shkon deri në 10 mijë euro.
Kështu deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili në konferencë për media, theksoi se gastronomia është njëri nga sektorët që prodhon gjithashtu rreziqe tatimore.
“Në këtë rast kemi përgatitur projektin e veprimit, ku me anë të një kampanje i kemi informuar të gjithë akterët në përputhje me të gjitha deklarimet nga legjislacioni tatimor”, tha Murtezaj, sipas të cilit, me anë të grumbullimit të fakteve, ATK-ja ka evidentuar se ka shpërputhje të madhe të asaj se çfarë është deklaruar në të kaluarën dhe në atë se çfarë kanë gjetur inspektorët me prezencë fizike.
Prandaj, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë aktivitetin e tyre për të evidentuar aktivitetet për veprimtarin gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës.
“Kjo mospërputhje sigurisht se do të reflektojë me veprimet tona dhe pastaj pas afateve të rregullta ne do të jemi të detyruar që fillimisht të bëjmë krahasimin e tyre me të dhënat që ne i kemi, ne do të vazhdojmë me procedurat tona ndëshkimore”, tha Murtezaj.
Murtezaj bëri thrrje që deri në afatet e rregullta me datën 20 të muajit shtator si dhe 15 tetor, të deklarojnë dhe paguajnë obligimet tatimore./rtk
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës