Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, të hënën i ka bërë kërkesë KOSTT-it dhe ZRRE-së për të filluar pagesën e energjisë elektrike në Mitrovicën e Veriut.
Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë një deklaratë për media, ku ka shprehur kërkesën e tij drejtuar KOSTT-it dhe ZRRE-së për të filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të komunës.
Po ashtu, ai ka kërkuar që të njoftohet mbi borxhin që komuna e drejtuar nga ai duhet t’i paguajë institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se serbët në veri të Kosovës nuk paguajnë asnjë cent për shpenzimin e energjisë elektrike.
Ndërsa, deklarata e Atiqit vjen në një moment kritik për situatën në veri të vendit, pasi në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna./Arbresh.info
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...