Google ADS

Atifete Jahjaga kujton Madeleine Albright në një vjetorin e vdekjes së saj

13:03 | 23 Mars 2023
K.B

Sot bëhet një vit që kur ka vdekur ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka kujtuar atë përmes një videoje të publikuar ku i ndahet një nga çmimet më prestigjioze ai për ‘Lidership në sferën publike’ të ndarë nga Clinton Global Initiative.

Për këtë çmim Jahjaga thotë se ëshë falënderuese, pasi ia ktheu shpresën për vendin tonë.

“Ky çmim më jepet nga duart e Sekretares Albright, të cilës do i jemi falënderuese gjithë jetën që me punën e saj riktheu shpresën për vendin tonë! Siç e kam thënë edhe në fjalim, Kosova të cilën ajo e çliroi dhe rindërtimin e së cilës e ndihmoi do vazhdoj të jetë një rrëfim i madh i shpresës – ku heroina do mbetet gjithmonë ajo”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Përjetësisht krenare që Kosova pati nderin të ketë një mike si ty. U prehsh në paqen e përjetshme, mikja ime”, shkruan tutje ajo.

Albright vizitoi Kosovën në korrik të vitit 1999, një muaj pas përfundimit të luftës.

“Duke u ngritur kundër [ish-liderit serb, Sllobodan]Millosheviqit, i kemi ulur gjasat për një vullnet të ri të Millosheviqit. Duke ndërtuar paqen në Kosovë, ne do të ndihmojmë në stabilizimin e Ballkanit dhe në këtë mënyrë do të kontribuojmë në një Evropë të tërë dhe të lirë”, ka thënë atëbotë Albright.

Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, në Prishtinë u zbulua busti për nder të saj.

Po në vitin 2019, Kosova e kishte dekoruar ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë.

Gjatë fjalimit në Prishtinë, më 12 qershor të vitit 2019, Albright deklaroi se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë “ishte i drejtë”.

“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, ishte shprehur ish-sekretarja Albright.

Madeleine Albright vdiq në moshën 84 vjeqare nga sëmundja e kancerit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme