Edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar për rastin e të miturës nga Drenasi.
Jahjaga përmes një postimi në facebook ka shkruar se është e shokuar nga ky rast, shkruan arbresh.info.
“Jam e shokuar dhe thellësisht e irrituar me lajmet mbi abuzimin e dyfishtë seksual të vajzës nga Drenasi. Pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues. E gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur.”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shtuar se individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin në shkollë e as në polici.
“Individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë! Individët që dhunojnë fizikisht e psiçikisht vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave”, ka shkruar ajo.
Jahaja ka përfunduar duke kërkuat drejtësi.
“U bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që, sa më parë, ta ndriçojnë këtë rast, dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar”, ka përfunduar ajo.
E për këtë rast pak minuta më parë ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
Përmes një komunikate MAShT ka dënuar ashpër rastin, shkruan arbresh.info.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dënon ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit. Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...