Atifete Jahjaga i gëzohet fitores së Distria Krasniqit në Paris

19:02 | 4 Shkurt 2023
K.B

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i është gëzuar fitores së Distria Krasniqit me medalje të artë në Grand Slamin e Parisit.

Përmes Facebookut, Jahjaga e ka uruar xhudisten për medaljen e artë.

“Të artën dhe nuk ka tjetër për Distrian tonë! Distria përsëri fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit.Të lumtë kampione”, ka shkuar ajo.

Distria Krasniqi mposhti hungarezen, Reka Pupp, për herë të gjashtë këtë të shtunë teksa është mposhtur vetëm njëherë nga ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme