Google ADS

Atentati me tre viktima në Shkodër, sot protestë nga PD-ja kundër bandës së pushtetit

07:11 | 2 Nëntor 2024
K.B

Partia Demokratike e Shqipërisë sot do të dalë sërish në protestë, këtë herë për t’u solidarizuar me qytetarët e Shkodrës pas masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur.

Sali Berisha, teksa njoftoi se opozita do të ketë një marshim për t’i thënë jo krimit, kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

“Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët”, tha Berisha.

Sipas Berishës kjo protestë organizohet pasi masakra e së mërkurës është një ngjarje e paralajmëruar dhe shtoi se policia në këtë qytet nuk mbron qytetarët por krimin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme