Një plagosje e dyshuar me armë zjarri silenciator është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës.
Siç raporton Top Channeli plagosur ka mbetur ish-deputeti dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si lulishtja e Universitetit ku autori ka shfrytëzuar errësirën për të qëlluar ndaj shënjestrës dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Pashko Ujka ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës nga viti 2011 deri në 2015, ndërsa po ashtu ka qenë edhe deputet në radhët e Partisë Demokrsitjane (gjatë viteve 2005-2009)
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...