Profesori i teknologjisë informative në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha njofton se një nga studentët e tij ka zhvilluar një aplikacion për itinerarin e trafikut urban në Prishtinë.
Postimi i plotë i Rexhës në Facebook:
Trafiku urban – Prishtina Bus Stops App
Sot pata kënaqësinë të testoj aplikacionin e zhvilluar në kuadër të temës së diplomës me titull “Zhvillimi i një aplikacioni në Android për itinerarin e trafikut urban të Prishtinës” nga studenti Agon Fetiu.
Aplikacioni paraqet të gjitha linjat e trafikut urban të Prishtinës, stacionet si dhe itinerarin e tyre. Duke përdorur lokacionin tuaj, aplikacioni ju tregon edhe stacionin me afërt të trafikut urban dhe linjat që ndalen në atë stacion. Aplikacioni tregon edhe orarin e nisjeve dhe çmimin e biletës. Aplikacioni “Prishtina Bus Stops” thjesht zëvendëson tabelën njoftuese që duhej të ishte në çdo stacion.
Aplikacioni është zhvilluar në platformën Android, dhe e tërë baza e shënimeve instalohet lokalisht dhe nuk nevojë për qasje në Internet. Aplikacioni tani është në Google Play Store dhe mund ta shkarkoni falas nga ky link: https://play.google.com/store/apps/details…
Tani e sa vite menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” dhe Kryetari Prishtinës e kanë proklamuar një shërbim të tillë për qytetarët e Prishtinës, ndërsa Agonit iu deshën vetëm 10 ditë pune intensive për ta realizuar. Unë e përgëzoj Agonin për përkushtimin dhe kreativitetin e shkëlqyeshëm që ka treguar gjatë zhvillimit të aplikacionit. Të lumtë Agon!
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?